AKTUALITET, 26 Shkurt 2026, 15:16

Abuzimi me fondet e IPARD/ Reni Ashiku i CMC pyetet në SPAK, e kallëzuar edhe ish-ministrja Frida Krifca

Abuzimi me fondet e IPARD/ Reni Ashiku i CMC pyetet në SPAK, e

Reni Ashiku është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku është marrë në pyetje në lidhje me hetimet për dyshime abuzimi me fondet IPARD. Ashiku është administrator i Converse Management Consulting (CMC).

Hetimet lidhen me menaxhimin dhe shpërndarjen e fondeve të programit IPARD, një skemë mbështetëse e Bashkimit Europian për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale.

Në këtë çështje është e kallëzuar edhe ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca.

Nuk dihen ende detaje të plota mbi rolin konkret të personave të përfshirë, ndërsa hetimet vijojnë.