TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtori i Përgjithëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka deklaruar se uniformat blu janë përfshirë në operacionin e goditjes së grupit të fuqishëm kriminal të trafikut të drogës, me bazë në Durrës, vetëm ditën e djeshme.
Kryepolici theksoi se nuk ka pasur mbikëqyrje të fshehtë fizike apo vëzhgim asnjë personazh të këtij grupi kriminal.
Ndërsa pyetjes nëse ka pasur dekonspirim të operacionit u shpreh se “s’ka pasur probleme”.
“Policia e Shtetit është përfshirë vetëm dje në fazën e ekzekutimin e vendimeve penale dhe nuk ka pasur mbikëqyrje të fshehtë fizike apo vëzhgim asnjë personazh të këtij grupi kriminal.
Sa i përket pjesës së dekonspirimit për mua nuk ka pasur asnjë problem”, tha Ilir Proda në konferencë.
Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda, ka dhënë detaje më tepër në lidhje me operacionin e madh ndërkombëtar antidrogë të zhvilluar në Shqipëri dhe në Itali.
Ai tha se në këtë operacion, ku janë lëshuar 52 urdhër-arreste, kanë marrë pjesë 349 efektivë në total. Në operacion janë përfshirë disa struktura të policisë.
Ilir Proda: Operacioni ka qenë tepër i madh. 349 policë janë përfshirë në operacion. Në operacion është përfshirë edhe RENEA. Policia e Shtetit po tregohet e vendosur për të luftuar krimin. Në operacion janë përfshirë disa struktura të policisë.