AKTUALITET, 23 Qershor 2022, 23:02

Monika Kryemadhi: E kemi mbështetur PD-në, por nuk e presim në pafundësi!

Monika Kryemadhi: E kemi mbështetur PD-në, por nuk e presim në
Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi ka deklaruar se LSI nuk do ta presë në pafundësi Partinë Demokratike. 

E ftuar në "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Kryemadhi tha se LSI e mbështeti Rithemelimin në zgjedhjet lokale, duke mundësuar infrastrukturën që ata të garonin, por se nuk pret në pafundësi procesin për unifikimin e brendshëm të kësaj partie. 

"LSI i krijoi infrastrukturën teknike Rithemelimit për zgjedhjet lokale. Nuk ka gjë për të fshehur. Rithemelimi është shumicë në PD. Është çështje e tyre se si do të gjejë zgjidhje për të unifikuar grupin parlamentar.

Normalisht që ne deri më sot, kemi pritur të ndodhë procesi i unifikimit të PD.

Ndërkohë ne do të vijojmë hapat sepse nuk ka më kohë. Nuk presim dot në pafundësi PD-në.

Në 25 korrik, ne fillojmë angazhimin tonë. Për çështje që kanë rëndësi politike dhe kanë të bëjnë me elektoratin shqiptar.

Zgjedhjet lokale janë shumë të rëndësishme. Unifikimi i opozitës ka rëndësi të madhe. Pushtetin vendor e ka të gjithin PS sot, përveç Shkodrës. Unifikimi i opozitës e bën më real rezultatin. A do të ketë emisarë të Ramës brenda opozitës? Sigurisht. Opozita duhet të hapet.

Shtatori, në këndvështrimin tim, do të jetë afati i fundit i qasjes së opozitarizmit", tha Kryemadhi.