TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Neritan Sejamini e përshkroi si "tronditëse" ngjarjen e zbuluar së fundmi në Shqipëri, ku mjeku Dervish Hasi ishte "martuar" me katër gra, njëra prej të cilave minorene.
Sejamini tha se kanë dështuar të gjitha institucionet dhe shoqëria, duke shprehur tronditje edhe për faktin se mosha e dhënies së pëlqimit për marrëdhëniet seksuale në Shqipëri është 14 vjeç.
"Në Shqipëri mendohet se një 14 vjeçar mund të japë pëlqim. Duhet të jetë nga vendet më të ulta në botë. Personalisht jam i tronditur.
Nuk e kuptova, por nëse lejohet nga institucionet fetare, në kundërshtim me ligjin nuk e kuptoj. Këto janë probleme serioze, jam i bindur që ka me qindra raste. Ka martesa nën moshë. Ka 14 vjeçare që martohen. Ka një problem të madh social, por e paskemi edhe ligjor", tha ndër të tjera Sejamini.