AKTUALITET, 20 Tetor 2025, 13:12

Mjekësia/ Rama: Përmes AI do krijohen premisa të reja për shërbimin shëndetësor! Mundësi për trajtim, pavarësisht gjeografisë ku ndodheni

Mjekësia/ Rama: Përmes AI do krijohen premisa të reja për

Kyeministri Edi Rama ka deklaruar se përmes teknologjisë dhe inteligjencës artificiale do të krijohen kushte tërësisht të reja për shërbimin shëndetësor.

Rama theksoi se kujtdo do t’i jepet mundësia për trajtim e vëzhgim mjekësor, pavarësisht gjeografisë ku ndodhet.

Edi Rama: Besojmë se përmes teknologjisë dhe inteligjencës artificiale do të mund të krijojmë kushte premisa tërësisht të reja për shërbimin shëndetësor, për mundësinë e kujtdo për të pasur një vëzhgim dhe trajtim cilësor, pavarësisht gjeografisë ku ndodhet, për sistemin arsimor, po punojmë për të digjitalizuar sistemin e transporteve dhe me radhë.

Po ecim me hapa të shpejtë lidhur me fillimin e zbatimit të projektit të smart city që do të na ndihmojnë të digjitalizojmë të gjithë sistemin e monitorimit të trafikut në qytetet tona, do na ndihmojë të kemi pamje shumë më mbështetëse sa i përket mbledhjes së të dhënave në raport me ligjshmërinë, luftën kundër kriminalitetit.