TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha, ka kërkuar të ndryshohet ligji për nëpunësit civil të shkarkuar që fitojnë gjyqet, që të mos u merret mendimi lidhur me emërimet e tyre në pozicion të barasvlefshëm.
Ajo u shpreh se nënpunësit nuk japin pëlqimin e tyre lidhur me emërimet e reja, duke shtuar se “rrinë në shtëpi e marrin lekët dhe mbase mund të jenë punësuar diku tjetër”.
Strakosha theksoi se ka pasur raste kur çështja ka qenë duke u gjykuar dhe vendi i punës nuk ka ekzistuar më pasi institucioni ka kaluar në proces ristrukturimi.
Pranvera Strakosha: Në 2024, kanë qenë 189 vendime për t’u ekzekutuar, nga të cilat janë ekzekutuar 55 dhe kanë mbetur pa ekzekutuar 134, janë në listë pritje, paguhen.
Kemi ngritur edhe Komisionet e përbashkëta dhe me DAP, kemi marrë pjesë edhe në Komisione. Pjesë më e madhe ka qenë në pamundësi objektive për tu emëruar, pasi kemi konstatuar se nuk japin pëlqimin të shkojnë në pozicion të barasvlefshëm dhe marrin lekët.
Ata rrinë në shtëpi e marrin lekët dhe mbase mund të jenë punësuar diku tjetër. Kjo është problematika, e nenit 66/1 është pengesë, nuk është se i jep të drejtë institucionit, ku thotë ke qenë drejtor këtu apo shef sektori, plotëson kriteret si jurist apo ekonomist, do shkosh këtu si shef sektori, nuk e ka lirshmërinë institucioni.
Edhe në një dy raste që ka tentuar DAP t’i emërojë, pasi kemi thënë “ok” këta nuk japin pëlqimin pa shkaqe të arsyeshme, të bëjmë një paralelizëm ta çojmë brenda të njëjtit institucion. Nuk kanë pranuar, kanë shkuar në gjykatë dhe gjykata nuk ka pranuar aktin.
Do detyrimisht ndërhyrje ligjore. Është thënë që të shkojnë në vendin që kanë qenë, por në momentin që çështja ka qenë duke u gjykuar, vendi i punës nuk ka ekzistuar më pasi institucioni ka kaluar në proces ristrukturimi.
Janë momente të vështira, se zgjat procesi gjyqësor, në momentin që mbaron është ristrukturuar por nuk pranojnë. Duhet hequr kufizimi që i merret mendimi nëpunësit civil dhe duhet vendosur vetëm kufizimi i ligjit. Ndryshoni ligjin