TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 49-vjeçar është plagosur ndërkohë që po punonte tokën me mjet bujqësor, pas shpërthimit të një granate të vjetër që ndodhej në tokë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gështenjas. Shtetasi me inicialet G.Y. është dëmtuar në trup dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.
“Sot, në fshatin Gështenjas, shtetasi G. Y., 49 vjeç, duke punuar me mjet bujqësor, në tokën e tij, është dëmtuar në trup, dyshohet nga shpërthimi i një granate të vjetër që ndodhej në tokë.
Shtetasi G. Y. po merr ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.”, njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.