AKTUALITET, 17 Nëntor 2025, 21:14

MITINGU I PD/ Mërtiri: Berisha e bën për të mbajtur me gajret militantët. Tela: Ishte një foltore, jo protestë

MITINGU I PD/ Mërtiri: Berisha e bën për të mbajtur me

Opozita mbajti sonte një protestë para kryeministrisë, me disa fjalime të kreut të PD-së, deputetëve dhe qytetarëve. Gazetari Andi Tela dhe analisti Ergys Mërtiri, të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV thanë se kjo ishte një foltore dhe jo një protestë dhe se Berisha e bën për të mbajtur të karikuar militantët që kanë kërkuar protesta prej muaj për zgjedhjet e 11 majit.

Biseda

Andi Tela: Për mua nuk ishte protestë, por mënyrë që opozitë të dëgjohet para kryeministrisë. Protesta ka formë tjetër. Është një fotlore me disa njerëz, nga kryetari i PD të qytetarët e thjeshtë. Pyetja është si do të vijojë?

Ergys Mërtiri: Është për të vënë vetullat duke nxjerrë sytë. Ka sot shumë arsye për t’u revoltuar. Por ka mënyrë për të refuzuar këtë mënyrë të të bërit opozitë. Protesta ka probleme, me njerëz që thonë se nuk ka rëndësi numri i njerëzve që marrin pjesë. Atëherë pse i bën? A u tha gjë aty që nuk është thënë. Opozita është komplet e paqartë.

Protesta duhet për të rrëzuar qeverinë, ose për ta delegjitimuar. Prandaj duhet dhuna. Ose mbledh aq shumë njerëz duke treguar forcë.

Po të shkosh aty dhe të mbledhësh 5 vetë, shumica funksionarë dhe njerëz me poste në partik, është ta bësh qesharake.

Pse i mungon opozitës podiumi? Rama nuk shkon fare në parlament. Pse këta bëjnë autogola? Pse këta bëjnë protesta ku dëmtohet më shumë opozita. Ose ky ka frikë nga SPAK për 21 janarin, ose po e bën për të mbajtur me gajret militantët. Militantët duan të bëhet protestë për votën e lirë. Nuk shoh sens logjik.