AKTUALITET, 27 Shtator 2025, 10:48

"Na doli para dhe hapi zjarr"/ Vrasja e biznesmenit italian, zbardhet dëshmia e shoferit, zbulohet emri i autorit të dyshuar

"Na doli para dhe hapi zjarr"/ Vrasja e biznesmenit italian, zbardhet

Shoferi i biznesmenit italian të vrarë në Salari të Tepelenës pak pas mesnate, ka dëshmuar për uniformat blu se si ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Italiani Edoardo Sarchi udhëtonte me automjet bashkë me disa persona të tjerë. Sipas informacioneve paraprake dhe dëshmisë së shoferit, një person i identifikuar si Gazmend Braçi i doli përpara makinës dhe ngriti dorën për ta ndaluar dhe në atë moment autori ka hapur zjarr duke qëlluar shtetasin italian.

Autori i dyshuar i vrasjes nga policia është identifikuar si Gazmend Braçi, policia ka ngritur disa postblloqe në zonë për kapjen e tij.