AKTUALITET, 27 Shtator 2025, 10:44

Gjendet i pajetë në breg të detit i moshuari në Durrës, dyshohet se është mbytur

Gjendet i pajetë në breg të detit i moshuari në Durrës,

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në bregdetin e Durrësit, në lagjen nr. 13, duke alarmuar kalimtarët dhe banorët e zonës.

Sipas informacionit paraprak nga Policia, rreth orës 06:40, është konstatuar trupi i një shtetasi, rreth 70 vjeç, pranë vijës bregdetare. Nga këqyrja e parë e trupit nuk janë vërejtur shenja dhune, duke ngritur dyshimet se 70-vjeçari mund të jetë mbytur në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe për dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes.