TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka thënë se nëse nuk do të ishte ngritur Bordi i Transparencës, shqiptarët do të kishin çmime më të larta për karburantet nga sa kanë sot.
Kjo deklaratë e ministers u bë nga foltorja e Kuvendit, ku ajo po iu përgjigjej pyetjeve për aktin normativ për kompensimin e çmimeve për materialet e ndërtimit.
“Ju thoni që ne kemi ngritur borde fashiste a komuniste, nuk di si i quani. Nëse bordet nuk do të ishin ngritur do të kishim çmime më të larta për karburantet se kemi sot. Ne mbështetem shqiptarët që nuk i mund të përballojnë çmimet e rritura të konsumit”, tha Ibrahimaj.
Pas vendimit të fundit të Bordit të Transparencës, nafta në vend tregtohet me 249 lekë për litër. Ndërsa çmimi i benzinës është 242 lekë për litër dhe ai i gazit 83 lekë.