AKTUALITET, 30 Qershor 2022, 10:32

Aleati i PD-së do ti bashkohet protestës së thirrur nga Sali Berisha në 7 Korrik

Aleati i PD-së do ti bashkohet protestës së thirrur nga Sali

Një nga aleatët e PD, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka tha se gjithashtu do i bashkohet protestës së 7 Korrikut të thirrur nga Sali Berisha.

“Po ne do të marrim pjesë, PAA, nuk kemi asnjë lloj rakordimi me zotin Berisha apo organizatorët e protestës por mendojmë që për çështjet të cilat bëhet protesta për çmimet e tj por sidomos për probemet që ka bujqësia sot mendoj që PAA duhet të jetë prezent në protestë dhe për të dhënë një mesazh për gjendjen e bujqësisë sidomos për heqjen e tvsh për inputet bujqësore etj”.