AKTUALITET, 29 Qershor 2022, 22:10

Dalin pamjet/Si  shqiptari dhe greku masakruan me grushte biznesmenin e hotelit në Mykonos. Flet i vëllai: Ata e pritën jashtë dhe…

Dalin pamjet/Si  shqiptari dhe greku masakruan me grushte biznesmenin e

Një 32-vjeçar nga Athina së bashku me një shqiptar që punonte e jetonte në Mykonos rrahën në mënyrë brutale një biznesmen para 17 ditësh. Ndërkaq, mediat greke kanë publikuar edhe pamjet e sulmit ndaj biznesmenit nga dy personat, ku shqiptari është arrestuar ndërsa greku është shpallur në kërkim.

“Është arrestuar një person dhe për autorin e sulmit është lëshuar një urdhër arresti. Personi pas furgonit përplas me dashje furgonin, biznesmeni del për të parë se çfarë ka ndodhur dhe më pas autori e godet me sende të forta. Ky është një shtetas i cili është në kërkim, ndërsa bashkëpunëtori i tij, është arrestuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për sa i përket motivit të sulmit, oficerët e policisë e kanë cilësuar për shkaqe banale.  Ndërkaq vëllai i biznesmenit ka folur për mediat greke për situatën në të cilën ndodhet i sulmuari.

“Vëllai im tani është mirë, është i tronditur nga kjo histori. Ata po e shikonin jashtë hotelit tonë. Ishte një tjetër që e priti – ai që u arrestua. Makina që shohim është e vjedhur. Autori është larguar në të njëjtën ditë dhe i arrestuari e ka pritur në një vend tjetër”, ka deklaruar  i vëllai i biznesmenit.

“Ne s’kemi probleme me askënd këtu. Vetëm me një dyqan aty pranë por në përgjithësi nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me askënd. Nga hetimi do të dalë kush e ka bërë”u shpreh ai.