AKTUALITET, 29 Qershor 2022, 22:34

VIDEO/ Rama heq “kostumin” e kryeministrit në Muzeun “Prado” dhe shndërrohet në fotograf

VIDEO/ Rama heq “kostumin” e kryeministrit në Muzeun

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili ndodhet në Madrid, ku mori pjesë në samitin e NATO-s, është ftuar në darkën zyrtare të shtruar nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, në Muzeun e famshëm Prado.

Siç shihet edhe në videon e postuar nga vetë Rama, ai ka qenë i shoqëruar në këtë mbrëmje nga zonja e tij Linda Rama.

Ajo që bie në sy është momenti kur Edi Rama “zhvishet” për një moment nga kostumi i kryeministrit dhe kthehet në turist, duke nxjerrë telefonin nga xhepi dhe fotografon momente nga mbrëmja, por edhe pikturat e vyera që ndodhen në Muzeun “Prado”.

"Me krerët e vendeve të NATO-s në pritjen për darkën e punës së shtruar nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, në Muzeun e famshëm Prado"