AKTUALITET, 17 Shkurt 2023, 15:41

Arjan Çani nuk i ndahet Fevziut, e quan sërish "fantomas"

Arjan Çani nuk i ndahet Fevziut, e quan sërish "fantomas"

Arian Çani ka ironizuar intervistën e kryeministri Edi Rama për gazetarin Blendi Fevziu. Ai i konsideron tallje deklaratat e Ramës, kurse moderatorin e “Opinion” e quan “fantomas” për herë të dytë. Më herët Çani i'u referuar Fevziut si "fantomas" në emisionin "Të Paekspozuarit". 

“Vetë kryeministri, udhëheqësi, sulltani, sapo ka thënë që unë jam përmendur 14 herë në akuzën e FBI, në akuzën e prokurorëve për McGonigal, sepse jam i gjatë.

Unë them ça ka thënë… e ka thënë në Fevzo tani. Se unë nuk e shof këtë, po më thonë në mesazhe, që më kanë përmendur se jam i gjatë. 

Ai tallet, ne nuk e dimë çfarë i ka thënë fantomasi mbrapa, dimë vetëm ç’ka thënë ai”, ka deklaruar Çani.