TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Rama mbajti sot një takim të zgjeruar me deputetë dhe anëtarë të qeverisë në Pallatin e Brigadave, ku, sipas informacioneve të rrjedhura nëpër media ka qortuar ashpër ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali, pas qëndrimeve të forta që ka mbajtur pasi u largua nga qeveria.
Analisti Andi Tela, duke dhënë detaje, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se Rama e ka paralajmëruar Spiropalin me largim nga grupi socialist, nëse vijon me qëndrimet e saj kundër linjës së PS-së.
“Zoti Rama ka qenë duke folur përpara deputetëve dhe ministrave dhe në një moment i ka thënë zonjës Spiropali që herën e parë nuk erdhët për të votuar për imunitetin e zonjës Balluku, herën e dytë që keni gabuar është një status i gjatë dhe herë të tre nuk do të ketë.
Pra qëndrimet e zonjës Spiropali të artikuluara në media gjithë këtë kohë, sot morën një përgjigje. Deri sot Edi Rama nuk kishte folur ndaj zonjës Spiropali dhe tjetra që i thënë është se partia si formacion është bardh e zi. Ne jemi bardh, ti zgjidh do të jesh bardh apo zi dhe përballë nesh”- tha Tela.