TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ilir Meta ka ndërhyrë live nga burgu në Breaking me Dafina Hysën në “Top News” pas gjyqit që u mbajt ditën e djeshme.
Meta ka kritikuar mbajtjen e tij në kabinë qelqi gjatë gjyqit, duke u shprehur se “ashtu mbahet vetëm një terrorist”.
“Unë kam kontribuar (për drejtësinë e re) dhe e kam bërë unë me konsensus me 140 vota, të tjerët e kanë përmbysur me 69 vota prokurorin e përgjithshëm.
Me këtë drejtësinë e re nuk shkon edhe ajo që ka thënë vetë Komiteti i Helsinkit para disa ditësh për rastin tim apo për rastin Beqaj, apo për rastin e funksionarëve ose ish-funksionarëve të lartë publik sepse gjykata e drejtësisë së re nuk mund të na japi ne si standard për të qëndruar në kabinë qelqi, standardin e një terroristi arab, të një kamikazi që ka bërë akt terrorist në Francë. Nuk është ai standardi i Konventës Evropiane është ajo që thotë Komiteti i Helsinkit.
Nuk ka të bëjë me praktikën kjo, kjo është përmbysje e praktikave demokratike. Unë jam arrestuar me 2 korrik, bëhet viti dhe mua nuk më është dhënë vendimi i zbardhur, çfarë kam shkelur unë.
Si mund të ankohem unë për një vendim, mua nuk më jepet vendimi që ta ankimoj”, tha Meta.