TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të vendosin maskat mbrojtëse.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ministria e Shëndetësisë nënvizon se vijon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në transpotin publik, qendra tregtare, supermarkete, dyqane etj, e në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.
Postimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Vendos maskën. Mbro veten dhe të tjerët!
Qeveria shqiptari mori vendimin që thoshte se, nga data 4 janar, të gjithë punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe qendrave tregtare do të duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit, në të kundërt do të duhet që çdo 5 ditë të paraqesin përgjigjen e testit për të dëshmuar që nuk janë mbartës të virusit.
Sipas vendimit, përjashtim nga ky urdhër bëjnë rastet që kanë problematika shëndetësore, të cilat e bëjnë të pamundur injektimin e vaksinës anti-Covid.