TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas përfundimit të hetimeve nga SPAK, Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia.
Më 8 gusht do të mbahet seanca në GJKKO, për shqyrtimin e kërkesës së përfaqësuesve ligjorë të Ilir Metës, për zëvendësimin e masës së sigurisë.
Kjo kërkesë u paraqit të mërkurën nga avokatët e Metës, duke nisur nga fakti që Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet ndaj Metës dhe i ka komunikuar akuzat. Sipas përfaqësuesve ligjorë, “nevojat për ta mbajtur Metën akoma nën paraburgim nuk kanë më asnjë kuptim procedural”.
Ish-presidenti ndodhet në burg që prej tetorit të vitit të shkuar, për dosjen CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA.
Presidenti i PL akuzohet nga SPAK për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje dhe deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.
Vetë Meta i ka cilësuar akuzat si politike, duke shtuar se nuk ka asnjë fakt penal ndaj tij.