TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një nga drejtuesit e mjeteve, që u përfshinë në aksident në rrethrrotullimin e Levanit, dyshohet se ka pësuar gjendje të fikëti dhe për pasojë ka humbur kontrollin.
Si pasojë e përplasjes së fortë, humbi jetën Luftar Braçja, me kombësi shqiptare dhe pasaportë italiane, ndërsa katër të tjerë mbetën të plagosur në gjendje të rëndë.
Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, pritet zbardhja e plotë e aksidentit. Në vendngjarje, duken automjetet e dëmtuara rëndë, si pasojë e përplasjes.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, që dyshohet të jetë shkaktuar nga humbja e ndjenjave nga drejtuesi i automjetit të dytë.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Rotondo e Levanit”, automjeti me drejtues shtetasin Ilir Pujo, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Luftar Braçja, 51 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi L. B. dhe kanë shkuar në spital për të marrë mjekim shtetasi I. P. dhe katër pasagjerë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.