AKTUALITET, 6 Gusht 2025, 11:54

VIDEO/ Richard Grenell shijon pushimet në jug, ndan pamjet: Shqipëria, me amerikanë

VIDEO/ Richard Grenell shijon pushimet në jug, ndan pamjet: Shqipëria,

Ish-i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, aktualisht një nga njerëzit e tij më të afërt te tij, po shijon pushimet verore në Shqipëri.

Grenell ka ndarë një video në rrjetin social Instagram, ku shihet duke lundruar me anije në ujërat shqiptare të Ksamilit.

Ai ka shkruar “Shqipëria me Amerikanë”, duke lënë të kuptohet se ndodhet në Shqipëri me miq nga SHBA-a.

Grenell, i njohur për angazhimin e tij në rajonin e Ballkanit, vazhdon të jetë një figurë që ndjek nga afër zhvillimet në këtë pjesë të Europës, edhe përtej rolit të tij diplomatik.

VIDEO/ Richard Grenell shijon pushimet në jug, ndan pamjet: Shqipëria,

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by richardgrenell (@richardgrenell)