AKTUALITET, 17 Gusht 2022, 13:09

Meta: Me Serbinë marrëdhënie partneriteti dhe jo vasalitetit

Meta: Me Serbinë marrëdhënie partneriteti dhe jo vasalitetit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta  në një deklaratë për mediat, ka folur dhe për “Ballkanin e Hapur” duke thënë se është një inicinativë që minon perspektivën europiane.

Ai tha se ne duhet të përkushtohemi te “Procesi i Berlinit” ndërsa përsa i përket Serbisë tha se duhet të kemi marrëdhënie partneriteti e jo vasaliteti.

“Nuk më duket etike të komentoj qëndrimet dhe vlerësimet e presidentit të ri. Ai është i pavarur.

Lidhur me inciativën e Vuçiç dhe ogiçit të tij, në këtë çështje Edi Rama, të “Ballkanit të Hapur” që ka ndërruar tre emra deri tani, ju e dini qëndrimin tim.

Të gjithë e dimë që kjo është një iniciativë  që synon minojë perspektivën e qartë europiane. Ne duhet të përkushtohemi drejt procesit të Berlinit.

Pa dyshim që duhet të forcojmë marrëdhëniet me Serbinë, gjithmonë në baza partneriteti dhe jo vasaliteti.”, tha Meta.