AKTUALITET, 6 Shtator 2022, 19:19

Meta: Kemi një qeverisje mafioze, shtet që ka detyrime ndaj bandave

Meta: Kemi një qeverisje mafioze, shtet që ka detyrime ndaj bandave

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta hodhi akuza të forta në adresë të qeverisë gjatë një takimi me strukturat e gruas së degës së Tiranës. 

Meta tha kemi një qeverisje mafioze, duke shtuar se shteti ka detyrime mafioze ndaj bandave. 

“Ashtu siç është e qartë se ç’do të thotë kur vetë ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka deklaruar që 14 u dekonspiruan nga 32 persona që duhet të ndaloheshin nga këta drejtuesit e bandave. Kjo do të thotë një shtet që ka detyrime ndaj bandave sepse i përdor për të vjedhur votat, i përdor për të mbajtur në presion qytetarët. I përdor për gjithfarë aferash”, tha Meta.