AKTUALITET, 6 Shtator 2022, 17:00

“Duam pica dhe birrë”- Kodi që përdorej për shitjen e lëndëve narkotike nga grupi i Fatmir Arës, prishja e pazareve të drogës dhe larja hesapeve pista ku po hetohet për vrasjen e shqiptarit

“Duam pica dhe birrë”- Kodi që përdorej për

Trupi i pajetë i Fatmir Arës, 43-vjeçarit shqiptar, u gjet i pajetë të shtunën në një pyll në San Carlo Canavese. Hetuesit po harrin në pyetje disa persona, familjarë por edhe të afërm të tij që e njihnin mirë, për të zbuluar më shumë rreth orëve të fundit të jetës së shqiptarit.

Ndërkohë po kontrollohen edhe tabulatet e celularit të viktimës.

Fatmir Ara ishte zhdukur që nga e premtja. Pronari i ndërmarrjes “Nuova Edile”, doli nga banesa për të shkuar në punë, por nuk u kthye më në shtëpinë e tij në Mathi, ku jetonte me partneren dhe dy fëmijët.

Viktima rezultonte me arrest shtëpie dhe mund të dilte nga banesa vetëm për punë.

Hetuesit nuk përjashtojnë asnjë pistë për vrasjen makrabre të Fatmir Arës, i cili ishte lidhur në një pemë, ishte torturuar, masakruar me thikë dhe më pas ishte vrarë me disa plumba nga autorët e krimit.

Dyshimet janë fokusuar së shumti tek prishja e pazareve të drogës dhe larja e hesapeve. Fatmir Ara, përpara kompanisë së ndërtimit, drejtonte një piceri në Ciriè, pranë stacionit hekurudhor Torino-Ceres.

Pikërisht ai vend u konsiderua si baza logjistike për furnizimin e tregut të drogës në qytet në një hetim të vitit 2020.

Viktima u arrestua së bashku me 5 shqiptarë të tjerë dhe sipas hetuesve aktiviteti i shpërndarjes së drogës në piceri ishte kryer nga tetori 2017 deri në gusht 2019.

Pikërisht në atë periudhë, sipas hetuesve, banda, e cila blinte drogën në Torino, në Lungo Dora Napoli ose në Mirafiori Nord, e shiste në Ciriès. Klientët porosisnin lëndën narkotike me kodin “duam pica dhe birrë” dhe droga i shkonte në shtëpi.

“Duam pica dhe birrë”- Kodi që përdorej për
Viktima Fatmir Ara

“Miri”, siç quhej Fatmir Ara, sipas hetuesve rol të rëndësishëm në grupin e trafikut të drogës.

Në të kaluarën e tij, ai ishte dënuar për armëmbajtje pa leje dhe ishte dënuar pasi u denoncua nga ish gruaja për dhunë dhe një pjesëtari të forcave të policisë, Fatmiri i kishte kërkuar të kontrollonte bazën e të dhënave për ndonjë ankesë kundër tij.

Karabinierët, të koordinuar në hetime nga kryeprokurorja e Ivrea Gabriella Viglione, janë kthyer në vendin e krimit, në fushën ku është gjetur kufoma.

Rreth njëqind metra larg, mezi i dukshëm mes bimësisë, u gjet edhe mjeti i tij. Do jenë reaultatet e autopsisë që do japin më shumë detaje rreth vrasjes së tij. Paraprakisht dyshohet se ai është torturuar dhe më pas është qëlluar me armë të ndryshme. Hipoteza se vrasja mund të jetë kryer me qëllim grabitjen ka rënë për faktin se viktima i kishte të gjitha sendet personale me vete.