TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka theksuar sot dhe njëherë deklaratën se ndërkohë që ne shohim që inceneratorë nuk ka, paratë e qytetarëve ikin lumë jashtë, edhe formalisht shkojnë tek pronarët që gjithashtu janë në kërkim. Ai pyet se kush e ka këtë fuqi që kjo aferë vazhdon?
Postimi i Metës
Kemi disa statistika, kemi disa ish-ministra, kemi disa ish-drejtorë, tani kemi dhe numrin 2 të qeverisë për gati 10 vite, që është në kërkim ndërkombëtar për t’u arrestuar, por ndërkohë ne shohim që inceneratorë nuk ka, paratë e qytetarëve ikin lum jashtë, edhe formalisht shkojnë tek pronarët që gjithashtu janë në kërkim.
Atëherë kush e ka këtë fuqi që kjo aferë vazhdon? Dhe kush mendon se mund t’i bëjë budallenj qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë se kjo ishte një gjë që e bëri Arben Ahmetaj apo që kjo ishte një gjë që e bëri X ministër apo X drejtor, sepse kryeministri nuk dinte gjë! Si nuk dinte gjë? Nuk e ka dëgjuar akoma ai që nuk ka incenerator në Tiranë?!