TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me aferën e inceneratorëve ku në ‘Facebook’ shkruan se hetimet për këtë të fundit po vazhdojnë me hapin e breshkës.
Meta thekson se ndërkohë që hetimet vazhdojnë, “korrupsioni dhe grabitja e taksapaguesve në vend po vazhdon me shpejtësinë e kangurit”.
Postimi i plotë:
Duhet të përsëris një thënie të hershme timen, që ndërsa hetimet vazhdojnë me hapin e breshkës, korrupsioni dhe grabitja e taksapaguesve të Tiranës dhe të Shqipërisë përsa i takon aferës së inceneratorëve, vazhdon me shpejtësinë e kangurit.
Në të gjithë Qarkun e Tiranës, në rradhë të parë ku nuk ka fare incenerator, që duhet të ishte atje prej shumë vitesh, një investim prej 100 milionë euro, por edhe në Fier dhe në Elbasan, ku ato nuk funksionojnë, kështu ikin paratë e shqiptarëve.