AKTUALITET, 23 Korrik 2023, 12:03

Votimi në Rrogozhinë, Celibashi: Qytetarët të shmangin joshjen nga partitë për të treguar votën, rrezikojnë shumë! Kandidatët të ndalojnë thirrjet politike

Votimi në Rrogozhinë, Celibashi: Qytetarët të shmangin

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një komunikim për mediat ka komentuar votimin në bashkinë Rrogozhinë, ku i ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin joshjen nga partitë politike për të treguar votën e tyre.

Celibashi tha se edhe kandidatët për këtë bashki duhet të shmangin thirrjet politike dhe mos të shkojnë në qendrat e votimit për vëzhgim.

“Votuesit të shmangin çdo lloj joshje nga subjektet për ti treguar se për kë kanë votuar, rrezikojnë shumë. Edhe kandidatët e kanë të ndaluar të bëjnë thirrje për të votuar, nuk kanë asnjë arsye ligjore dhe për të vëzhguar qendrën e votimit. Por dhe votimi familjar përbën zgjedhje”, tha ai.