AKTUALITET, 23 Korrik 2023, 10:42

Debate e përplasje në një Qendër Votimi, çfarë po ndodh në Rrogozhinë, një vëzhgues pengon mediat

Debate e përplasje në një Qendër Votimi, çfarë

Situatë e tensionuar në një Qendër Votimi në Rrogozhinë. Gazetari Osman Stafa i cili po ndjek procesin hap pas hapi, raportoi për “BalkanWeb” se tensionet kanë ardhur pas fotografimit të votës nga një qytetare në një qendër.

Kjo gjë ka sjellë debate mes komisionerëve, teksa është ndaluar procesi i votimit.

Por ndërkohë një prej vëzhguesve ka penguar mediat të kryejnë detyrën e tyre.

Pas ndërhyrjes së kreut të KZAZ, i cili ka deklaruar se mediat janë në misionin e tyre, gazetarët dhe operatorët janë lejuar.