TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Me ftesë të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, ka ardhur në Shqipëri për një vizitë pune, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Të dy presidentët kanë zhvilluar një vizitë në Bashkinë e Pustecit, ku janë takuar me përfaqësues të pakicës kombëtare maqedonase në këtë rajon, edhe ndër të tjera kanë folur dhe Ballkanin e Hapur.
Pendarovski është shprehur: “Ekzistojnë mbi 50 iniciativa që krijojnë kushte të përshtatshme për bashkëpunim. Ballkani i hapur nje prej tyre dhe shpresoj te vazhdoje dhe më tej. Eshte e pakontestueshme se 6 vendet qe marrin pjesë se për të gjitha është procesi i Berlinit i cili ka marrëdhënie strukturore më të sakta se Ballkani i hapur. 6 shtete marrin pjese ne procesin e Berlinit dhe vetem 3 ne Ballkanin e Hapur dhe kjo është një mangësi e madhe”.
Ndërsa Begaj tha për Ballkanin e Hapur: “Ne kete iniciative përfshihen te gjitha vendet e Ballkanit perëndimor dhe lehtesohen procedurat burokratike, lehteson lëvizjen e mallrave dhe te njerezve padyshim si cdo iniciative tjeter rajonale jane te mira. Vendimmarrësit ekzekutive politikë e mendojnë për vazhdimin e nje iniciative ose jo”.