TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë së Lirisë, iu përgjigj deklaratës që bëri këtë të shtunë, kreu i Kadastrës, Artan Lame, lidhur me mos regjistrimin të institucionit të Presidencës.
“Del e deklaron drejtori i tij i papërgjegjshëm që as Presidenca nuk i ka letrat në rregull. E kuptoni se çfarë të marrësh janë? E thonë këtë sepse duan të krijojnë pasigurinë e ndienjës së pronës te cdo qytetar. Atëherë kush është në këtë vend që i paska letrat në rregull, cili investitor, sipërmarrës? Të fillojë shteti me këtë që kanë vjedhur e grabitur pronat e ushtrisë për korrupsionin e tyre. Kanë dobësuar kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë”.
Ndër të tjera Meta ka komentuar dhe ndërhyrjen e policisë në biznesin e deputetit të PD.
“Tek Agron Shehaj con IKMT e tij, policinë e tij në kundërshtim me ligjin se është në terrorin e të vërtetave të asaj që e pret, të asaj që ka mbjellë e do e vjellë. Ka instaluar një regjim arbitrar që cdo njeri mos ndihet i sigurt”.
Kreu i PL ka komentuar dhe lajmet që kanë shkruar mediat e huaja në lidhje me bandat kriminale që kontrollojnë policinë dhe rivalët me kamerat e paligjshme.
“Krimi kontrollon policinë se në krye të qeverisë është aleati më i madh i krimit në vend. Dhe FT thotë territori i Shqipërisë kontrollohet nga krimi i organizuar, kanë kamera e kontrollojnë policinë.
Krimi i organizuar e mafia ka lulëzuar në përmasa sa ka tronditur Britaninë e Hollandën por dhe vetë Ekuadorin.
E dëgjuat lajmin që janë ngritur studentët në protestë në Ekuador se ka dalë që presidenti i atij vendi qenka i lidhur me mafien shqiptare.
Që trondit Evropën e dinim por të trondisë dhe Ekuadorin, ja kjo ishte nga ato që nuk kishim parë akoma.
Do ndodhte se suksesi i kësaj qeverie është 60 fishimi i importeve nga Kolumbia të bananeve”.
Meta ndër të tjera kishte dhe një mesazh për IKMT-në dhe shembjet e paligjshme që kanë bërë të pronave të qytetarëve.
“Për IKMT repart të nëveritshëm që përdor kundër qytetarëve më të pambrojtur që e përdor kundër kundërstharëvëe, kritikëve, kanë vepruar me porosi politike kanë shkatërruar prona në mënyrë të paligjshme. Jetë të tëra se ti shkatërrosh tjetrit pronën që bërë me mund e gjak në emigracion s’ka gjë më të rëndë.
IKMT e këtij, të gjithë ata do përgjgjen para ligjit të tërë janë në monitorim e nesër s’ka justifikim se kështu na tha ai i gjati. Ai i gjati do jetë më i shkurtri do jetë një tartabiq, do e shikoni shumë shpejt”.