AKTUALITET, 29 Korrik 2022, 10:42

Mesazhi i DASH për 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri: Përkushtimi i përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe përparimit ekonomik, themeli i këtij partneriteti

Mesazhi i DASH për 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë një mesazh në kuadër të 100-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA.

“Ne shohim drejt së ardhmes dhe gjithçkaje që mund të arrijmë së bashku në shekullin e ardhshëm. Në rrënjët e dy kombeve tona është përkushtimi i përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe përparimit ekonomik, të cilat janë themeli i këtij partneriteti të qëndrueshëm”, thuhet në mesazhin e publikuar nga ambasada amerikane.

Deklarata e të dhënave mbi 100 vitet e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri nga Departamenti i Shtetit i SHBA:

“Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria përkujtojnë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri në vitin 2022.

Pavarësisht ndërprerjeve të këtyre marrëdhënieve gjatë shekullit të kaluar, dy vendet tona krijuan lidhje të forta, tejkaluan konfliktet dhe vështirësitë dhe u shfaqën si aleatë dhe miq të ngushtë.

Me këtë histori në mendje, ne shohim drejt së ardhmes dhe gjithçkaje që mund të arrijmë së bashku në shekullin e ardhshëm. Në rrënjët e dy kombeve tona është përkushtimi i përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe përparimit ekonomik, të cilat janë themeli i këtij partneriteti të qëndrueshëm.

Këto prioritete janë të pasqyruara në motivet e 100-vjetorit: Miqësia, Demokracia, Mbrojtja dhe Biznesi”.

Mesazhi i DASH për 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve