TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një vit pasi xhubleta u fut në UNESCO, si pjesë e Pasurisë Botërore të Njerëzimit, kësaj radhe një tjetër traditë shqiptare bëhet pjesë e listës së Trashëgimisë Kulturore Jo materiale.
Bëhet fjalë për “Transumacën”, një traditë kjo e shtegtimit të bagëtive, që tashmë do të jetë pjesë e UNESCO.
Sipas kësaj tradite të lashtë, me ardhjen e verës barinjtë i zhvendosin bagëtitë drejt bjeshkëve për të kullotur, ndërsa ky rit shoqërohet edhe me këngë pastorale, festë apo kulinari.
Gjatë një interviste për ABC News, ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha se kjo arritje do të sjellë forma të reja turizmi për Shqipërinë.
“Përfitojmë nga të futurit në një hartë më të gjerë të kësaj dukurie. Kjo i lidh të gjitha itineraret në mënyrë organike dhe sjell më tepër mundësi për një lloj truizmi kulturor ndryshe. Jemi duke punuar dhe duke sjell forma të reja të turizmit. Të gjitha ata që janë të përfshirë në këtë ritual përfitojnë”, theksoi ajo.
Shqipëria u shpreh ministrja Elva Maragariti kishte aplikuar më një dosje të përbashkët me Spanjën, Andorën, Kroacinë, Francën, Luksemburgun dhe Rumaninë.