AKTUALITET, 7 Dhjetor 2023, 09:41

U përjashtua nga seanca, Gazment Bardhi ndan pamjet brenda Kuvendit: Kjo është salla e Gardës së Republikës, plot 43 punonjës brenda

U përjashtua nga seanca, Gazment Bardhi ndan pamjet brenda Kuvendit: Kjo

Kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në prag të zhvillimit të seancës plenare kur pritet të diskutohet për buxhetin.

Përmes një video të publikuar në Twitter, ai thotë se salla e Kuvendit, nuk është më Parlamenti i përfaqësuesve të qytetarëve, por salla e Gardës së Republikës,

Postimi i Gazment Bardhit:

Ky nuk është më Parlamenti i përfaqësuesve të qytetarëve, por salla e Gardës së Republikës! Ora 09:00, asnjë deputet në sallë, por salla e seancave plenare ka plot 43 punonjës të Gardës së Republikës brenda.