TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ditën e sotme Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare. Teksa sot pritet të miratohet nen për nen dhe në tërësi i buxhetit 2024, nga ana tjetër opozita ka paralajmëruar se do të vijojë me zbatimin e aksionit të saj në Kuvend, me qëllim prishjen e seancës.
Nuk dihet nëse ish-kryeministri Sali Berisha, Gazment Bardhi, dhe katër të tjerë do të jenë të pranishëm, pasi u përjashtuan dje për dhjetë ditë nga Kuvendi, nga Sekretariati i Etikës.
Kujtojmë se përveç Berishës dhe Bardhit u përjashtua Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti. Këta të fundit parashikohet që mos të lejohen të futen në sallë.