AKTUALITET, 14 Mars 2024, 17:02

Merr flakë pusi i naftës në Cakran

Merr flakë pusi i naftës në Cakran

Një pus nafte i fondit të ndalur është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Gjorgoz të njësisë administrative Cakran. Gazetarja Marsela Topi raporton për Balkanweb se ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të kompanisë Albpetrol të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve vetëm brenda disa minutave.

Sipas informacionit të marrë pranë kompanisë , ky pus nafte i fondit të ndalur është përfshirë nga flakët edhe herë të tjera ndërsa grupi i ekspertizës po punon për shkaqet e rënies së zjarrit.

Fatmirësisht si pasojë e flakëve nuk ka patur asnjë dëm, përveçse ndotjes mjedisore, pasi zona përreth është mbuluar nga re te zeza tymi.