TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj theksoi se tashmë, pas dështimit të raundit të tretë, Presidenti që do të zgjidhet me votat e PS, nuk do të jetë Presidenti i shqiptarëve.
Ai tha se Rama u doli nga fjala dhe u humb shansi për një emër konsensual.
“Kam qenë këtu para jush dhe kam thënë se ne e dinim se Presidenti do të zgjidhej me 71 vota në raundin e katërt apo të pestë. Këtë e them për shkak të atyre ndryshimeve famëzeza të Kushtetutës që u bënë për zgjedhjen e Presidentit. Kush do të zgjidhet në raundin e katërt apo të pestë, nuk do të jetë President i shqiptarëve por i njërës palë”, tha Alibeaj duke shtuar se kështu u humb një shans që vendi të kishte një President konsensual.
Alibeaj tha se Grupi Parlamentar i PD ishte i vetmi që mori pjesë në këtë proces, pasi sipas atij as vetë PS nuk ishte pjesëmarrëse.
“Të vetmit që morën pjesë në procesin e zgjedhjes së një Presidenti konsensual ishim ne. As vetë PS nuk mori pjesë. Dhe Rama e ka bërë edhe herë të tjera këtë duke ngrënë fjalën. Humbëm rastin që të kemi një President mbi palët dhe që të bënte detyrën në lartësinë e duhur”, vijoi ai.