AKTUALITET, 16 Gusht 2024, 15:16

Hetimi për TEC në Roskovec dhe akuzat ndaj kryetares së bashkisë, SPAK shpall moskompetencën

Hetimi për TEC në Roskovec dhe akuzat ndaj kryetares së

SPAK nuk gjeti prova që mund ta implikojnë kryebashkiaken e Roskovecit Majlinda Bufi në planet për te ndërtuar Termicentralin me gaz në fshatin Suk.

Për këtë arsye SPAK deklaron se pasi kreu verifikimet ka shpallur mos kompetencën duke ja deleguar hetimin prokurorisë së Fierit që do të duhet të vendosë nëse ka apo jo vepër penale

Majlinda Bufi u kallëzua për dy vepra penale penale dhe konkretisht për falsifikim dokumentash dhe shpërdorim detyre

Ne muajin qershor ish presidenti Ilir Meta kundërshtoi ndërtimin e TEC-it  duke protestuar gati një muaj pasi çështja i ishte besuar prokurorëve të posaçëm. Kjo çështje u dorëzua në SPAK në muajin maj

Ishin banorët e fshatit Suk 1 që kërkuan angazhimin e Prokurorisë së Posaçme.

Mes të kallëzuare veç kryebashkiakes Bufi ishin edhe zyrtarë të agjencisë rajonale në Fierit, Gjirokastrës dhe Vlorës.