AKTUALITET, 20 Qershor 2022, 15:55

Merr flakë në ecje makina në rrugën Vlorë-Fier

Merr flakë në ecje makina në rrugën Vlorë-Fier

Një makinë ka marrë flakë në ecja e sipër në Autostradën Vlorë-Fier. Automjeti ka marë flakë ndërkohë që po qarkullonte.

Burimet policore shpjegojnë se nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar. Eshtë bllokuar dhe trafiku në korsinë që të çon në drejtim të Vlorës.

Në vendin e ngjarjes ndodhen efektivët e zjarrfikëseve, ndërsa mjeti është djegur plotësisht.

Mendohet se, shkaku i zjarrit në automjet të jetë një shkëndijë elektrike.

Vlorë/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:10, në autostradën Fier-Vlorë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin A. K, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.