AKTUALITET, 12 Qershor 2022, 12:38

Merr flakë banesa e turistit kosovar te “Shkëmbi i Kavajës”, policia jep detajet e para

Merr flakë banesa e turistit kosovar te “Shkëmbi i

Një banesë ka marrë flakë mesditën e sotme në lagjen nr. 13, Durrës, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”.

Policia bën me dije se banesa ishte marrë me qira nga turisti kosovar J. S., 43 vjeç i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Më datë 12.06.2022, në lagjen nr. 13, Durrës, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, në banesën e marrë me qira nga shtetasi kosovar J. S., 43 vjeç, ka rënë zjarr.

Si pasojë është lënduar lehtë shtetasi J. S., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të zjarrit.