AKTUALITET, 12 Qershor 2022, 12:11

Berisha nxjerr videon: Miqtë po i shkojnë Kajmakut në qeli njëri pas tjetrit

Berisha nxjerr videon: Miqtë po i shkojnë Kajmakut në qeli

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagon pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, pasi u kap me 20 kg kokainë në Itali.

Postimi i Berishës:

Ish Narko-Bashkiaku i Edvinit përfundon në burg!

Agim Kajmaku trafikonte kokaine me padronet e tij ne qeveri!
Miq, është arrestuar në Itali, ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku.

Narko-Bashkiaku është kapur me 20 kg kokainë në Itali, duke pasqyruar qartë dhe pastër fytyrën e kësaj qeverie. Kryenarkomani Edi Rama ka shpërblyer me poste dhe para, trafikantë droge, vrasës e hajdutë të cilët kanë ushtruar detyrat e caktuara nga ai.

Është e turpshme sesi kjo qeveri drejtohet nga këta kriminelë dhe njerëzit e tyre, që në shumicën e rasteve kanë më shumë se dy emra dhe një të kaluar të errët. Kriteret e Edi Ramës për krijimin e qeverisë së tij nuk kanë qënë as arritjet profesionale e akademike, por rekordet kriminale.

Personat me vrasje, aktive në boten e krimit, krerë organizatash kriminale, kanë predispozitën për të qënë drejtues nën petkun e Edi Edi Ramës.

Njëri pas tjetrit, miqtë e tij po përfundojnë në qeli, ndërkohë që me papërgjegjshmërinë më të madhe ky njeri nuk ka marrë kurrë përgjegjësitë që i takojnë në menyrë të drejtpërdrejtë.

Këtu nuk bëhet fjalë për veprime individuale, por për inkriminim kokë e këmbë të Edi Ramës dhe qeverisë së tij. sb