AKTUALITET, 20 Janar 2022, 23:07

Mentor Kikia: Zgjedhjet e pjesshme do të përcaktojnë kush është opozita

Mentor Kikia: Zgjedhjet e pjesshme do të përcaktojnë kush

Gazetari Mentor Kikia i sheh zgjedhjet e pjesshme një test për opozitën. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Kikia tha se zgjedhjet për 6 bashkitë do të përcaktojnë opozitën reale.

"PD është e ndarë në dy pjesë, edhe pse asnjëra palë nuk e pranon publikisht. Secila palë po mendon koalicionet e veta.

Kemi një pol që është PS dhe një tjetër PD e Bashës dhe poli i tretë është Berisha me Ilir Metën.

Zgjedhjet e pjesshme vendore do të përcaktojnë kush do të jetë opozita. Përtej ambicies që mund të ketë secila prej këtyre pjesëve për të çuar njeriun e tyre në karrigen e kryetarit është të kuptohet se ku shkon vota, cila është opozita" u shpreh Kikia.