AKTUALITET, 1 Qershor 2024, 18:12

Meloni, javën e ardhshme në Shqipëri, do të vizitojë nga afër dy qendrat për azilkërkuesit

Meloni, javën e ardhshme në Shqipëri, do të vizitojë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të vizitojë Shqipërinë të mërkurën e ardhshme ku do të shohë nga afër punimet në dy qendrat e mbyllura të qëndrimit për azilkërkuesit, në të cilat do të zbatohet legjislacioni italian.

Këto dy qendra nuk janë ende gati, por kryeministrja italiane theksoi se “qeveria e saj kërkon që ato të fillojnë punën sa më shpejt”.

Sipas informacioneve, gjatë vizitës së saj, Meloni do të shoqërohet nga kryeministri shqiptar  Edi Rama, ndërsa në të njëjtën ditë pritet të kthehet në Romë, për shkak të detyrimeve të fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve europiane.