TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rama ka konfirmuar sot se ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano i ishte kërkuar dorëheqja.
Rama tha se kërkesa erdhi pas shqetësimeve për zhvillimet për rendin publik në vend.
Kujtojmë se Nano u shkarkua më pas me vendim qeverie.
Drejtori i ri u emërua Muhamet Rrumbullaku.
Rama: Po është e vërtetë. I është kërkuar dorëheqja drejtorit të mëparshëm, Gledis Nano. Ai ma ka konfirmuar se do ta jepte dorëheqjen ditën e hënë pasi biseda ishte bërë të shtunën nga ministri.
Ishim shumë të shqetësuar për zhvillime të pa pëlqyeshme lidhur me rendin publik dhe me vetë policinë e shtetit.