AKTUALITET, 19 Maj 2023, 10:51

Dha dorëheqjen, Alibeaj njofton mbledhjen e kryesisë, deputetët kundër: Nuk ka kompetenca

Dha dorëheqjen, Alibeaj njofton mbledhjen e kryesisë, deputetët

Deputetët e PD-së dalin kundër kërkesës së Enkelejd Alibeaj për mbledhjen e kryesisë.

Dy ditë më parë kur dha dorëheqjen Alibeaj shtoi në fund të fjalës së tij se të premten në orën 12:00 do të mblidhte kryesinë.

Deputetë të caktuar, që janë pjesë e grupit parlamentar të PD-së deklarojnë se Alibeaj duke dhënë dorëheqjen se ka më kompetencën të thërrasë forumet e partisë, pasi nuk është më kryetar i komanduar.

Ndërsa disa deputetë të tjerë ngrenë supet dhe thonë se nuk kanë marrë asnjë njoftim për mbledhjen e sotme në mesditë.

Mbledhja e thirrur nga Alibeaj nuk do të  zhvillohet. Kjo për shkak se Alibeaj s’ka kompetencë ta thërrasë se sepse asnjë anëtar i Kryesisë nuk është lajmëruar dhe mbledhja është anuluar.