TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale një video nga Muzeu Etnografik i Kavajës.
Kreu i qeverisë shprehet se muzeu është “rilindur” nga e para ndërsa shton se tashmë është kthyer në një hapësirë për vizitorët e huaj.
"Muzeu Etnografik i Kavajës, i rilindur nga e para, tanimë kthyer në një hapësirë dinjitoze për turistët, ku trashëgimia kulturore dhe traditat tona shekullore janë vlera që trashëgohen ndër breza, tashmë me rrëfime historike që vijnë edhe përmes teknologjisë”, shkruan kryeministri.