AKTUALITET, 21 Maj 2025, 16:25

Me kripën e teprojmë! Shqiptarët konsumojnë trefishin e normës, ja pasojat në shëndet

Me kripën e teprojmë! Shqiptarët konsumojnë trefishin e

Shqiptarët konsumojnë kripë gati tre herë me shumë se normat e rekomanduara. Për herë të parë është kryer një studim nga Instituti i Shëndetit Publik dhe QSUT me qytetarë në Tiranë  ku rezultatet janë alarmante. “Rezultoi se konsumonim 13.8 gram kripë në 24 orë, ndërkohë që OBSH rekomandon më pak se 5 gram kripë në 24 orë”, shprehet Ledio Çollaku, mjek, klinika Interne, QSUT.

Konsumimi i tepërt i kripës çon ne rritjen e presionit te larte te gjaku  i cili është kthyer shqetësim për shëndetit publik pasi 35% e te rinjtë 18 vjeç e lart në vendin tonë janë me hipertension dhe ky i fundit  shkakton goditje në tru e rrjedhimisht rritje te vdekshmërisë. “Për të ulur zhivën e aparatit te tensionit me vetëm 5 milimetra  duhet te ulim sasinë konsumit te kripës aq sa thotë OBSH me pak se 5 gram“, shton Çollaku.

Mjeket thonë nëse doni te jetoni gjate reduktoni kripën në dietën tuaj. Por si ta bëjmë ketë ? “Reduktoni kripën, 67% te kripës e marrim në ushqimet e procesuara, në sallame”, shton më tej ai. Në restorante jashtë nëse te duhet kripe shtese duhet ta kërkosh e kundërta ndodh në restorantet në Shqipëri ku kripën në tavolinë.