AKTUALITET, 21 Maj 2025, 13:12

Berisha: Rekordet e Koresë së Veriut në Shqipëri. Duart e zeza të krimit u shtrinë në Greqi e Itali, mbi votën e qytetarëve tanë

Berisha: Rekordet e Koresë së Veriut në Shqipëri. Duart e

Kryetari i PD, Sali Berisha doli sot në një konferencë me gazetarët, ku akuzoi PS për manipulim të votave në zgjedhjet e 11 Majit.

Berisha u ndal te vota e diasporës. Ai tha se janë numëruar më shumë fletë votimi nga se janë dërguar realisht nga diaspora.

Sali Berisha: Rekordet e Koresë së Veriut në Shqipëri. 28 vota me 370 vota rreth 90%. Nuk ngopen patronazhistët, kanë urrejtje të madhe për kundërshtarin.

Kjo është fytyra e vërtetë e votës së diasporës. Mund të sjellim shembujt të panumërt. Duart e zeza të krimit u shtrinë veçanërisht në Greqi e Itali mbi votën e qytetarëve tanë.

Këtu nuk shtohet asgjë, përveç një faqe e zezë e farsës elektorale të 11 Majit 2025.

Nesër do informoj edhe një herë se nuk ka mbetur dokument ndërkombëtar për zgjedhjet e lira që nuk është dhunuar.