AKTUALITET, 10 Mars 2023, 12:44

Me kë do shkojë në koalicion në zgjedhjet e 14 Majit? Berisha: Ja çfarë diskutova me Metën. Mesazhi për Ramën

Me kë do shkojë në koalicion në zgjedhjet e 14 Majit?

Ish kryeministri Sali Berisha ka zbardhur temat e diskutimit në takimin e mbajtur mesditën e kësaj të premte me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

I pyetur nëse PD do të dalë në zgjedhjet e 14 majit në një koalicion me PL, Berisha tha se ende nuk ka asgjë konkrete, pasi “të gjitha janë në diskutim”.

Ajo që theksoi Berisha, ishte se “Edi Rama e di që është mundur dy herë nga Sali Berisha, është mundur dhe kjo e treta e pret shumë shpejt”.

Pyetje: A do të keni koalicion me PL?

Sali Berisha: Diskutimi ishte bashkërendim i gjithë forcave për fitoren e 14 majit. Të gjitha janë në diskutim. Ishte diskutim i zgjeruar, për fitoren, ne, shqiptarët presin fitoren nga opozita dhe ne jemi të sigurtë.

Mos harro një gjë, Edi Rama e di që është mundur dy herë nga Sali Berisha, është mundur dhe kjo e treta e pret shumë shpejt.

E ka të qartë, ai bëri gjithçka në mënyrën më të pashembullt por dështoi në mënyrë të turpshme dhe do të ketë opozita do e mundë atë.

Kush janë partitë opozitare që po shkojnë drejt finalizimit të koaliciont?

Sali Berisha: Partitë në rrafshin politik do të jetë një spektër i gjerë koalicioni, në rrafshin elektoral janë duke u marrë specialistët e të drejtës zgjedhore me këtë çështje.