AKTUALITET, 28 Nëntor 2023, 14:45

Me kanabis dhe amphetaminë në automjet, arrestohet malazezi në Muriqan

Me kanabis dhe amphetaminë në automjet, arrestohet malazezi në

Policia vijon kontrollet masive kundër krimeve kufitare. Një shtetas malazez 30 vjeç është arrestuar nga policia në Muriqan, pasi gjatë kontrollit në makinë iu gjetën kanabis dhe amphetaminë.

Sasitë e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe telefonin e 30-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.