AKTUALITET, 27 Prill 2023, 16:04

Kishte rolin e ekzekutorit, media portugeze jehonë vrasjes së Nikulajt: Mercenari Saraiva në kërkim për ekzekutimin e biznesmenit në Shqipëri

Kishte rolin e ekzekutorit, media portugeze jehonë vrasjes së

Pasi u zbulua se vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulajt është një shtetas portugez, mediat portugeze i kanë bërë jehonë lajmit.

Në një artikull të publikuar së fundmi një media portugeze shkruan se Policia shqiptare ka shpallur në kërkim një portugez për vrasjen e një biznesmeni.

“Krimi ndodhi një javë më parë, ndërsa autoritetet kanë lëshuar urdhër arresti ndaj Ruben Saraivës, katër britanikëve dhe një shqiptari që kanë udhëtuar nga Britania e Madhe për të kryer ekzekutimin”, thuhet në artikull.

Mes të tjerash në artikull theksohet se krimi mund të lidhet me mafien shqiptare. “Kreu i Policisë Muhamet Rrumbullaku deklaroi se portugezi është autori i vrasjes së Nikuljat. Sipas autoriteteve shqiptare ekzekutimi është filmuar dhe duket Ruben Saraiva”, thuhet ndër të tjera në artikullin e medias së huaj.

Kujtojmë se sot u zbardh dëshmia e një vajze, që mendohet se është e dashura e Edmond Haxhisë, porositësit të vrasjes. E reja tregoi detaje nga organizimi i ekzekutimit, ndërsa theksoi se portugezi, që ishte ekzekutori, kishte mësuar të fliste shqip.

“Fillimisht portugezi është dërguar në një hotel në zonën e Shëngjinit, shumë pranë “Coralit”. Të nesërmen e kanë çuar në Shkodër. Motorin e kam blerë unë, e kam parë më vonë te magazina e shtëpisë së Edmondit në Kakarriq të Lezhës. Dy numrat me të cilët ka komunikuar Edmond Haxhia, janë regjistruar në emër të një vajze nga fshati Zejmen i Lezhës, e cila punon si menaxhere e një lokali në Tiranë. Portugezi përshëndeste gjithmonë banorët e Kakarriqit në gjuhën shqipe, por me Edmondin komunikonte në anglisht.”, mësohet të jetë shprehur vajza. Ndërkohë, gjatë dëshmisë së saj, vajza tregoi se killeri portugez kishte hyrë në territorin shqiptar më 14 shkurt të këtij viti. “Ribero Saraiva ka hyrë në Shqipëri në orën 19:26 nga Rinasi në datë 14.02.2023, dhe ka dalë në datën 19.04.2023 ora 19:26, nga Pika e Kalimit Kufitar në Kapshticë si këmbësor.”, thuhet në dëshminë e saj.